Bibla më e vjetër hebreje, thuajse e kompletuar, shitet për shumën rekord $38 milionë, thonë ankandet (fotot)

18/05/2023 16:56

Libri i njohur si ‘Codex Sassoon’, një bibël 1,100-vjeçare thuajse e kompletuar, është shitur për shumën rekord $38 milionë në ankandet Sotheby’s dje në New York.

Ish-ambasadori i SHBA në Rumani, Alfred H. Moses raportohet se kishte blerë librin Codex Sassoon dhe më pas e kishte bërë donacion për Muzeum e Hebrejve në Tel Aviv, ku libri pritet të bëhet pjesa kryesore e ekzibicionit.

Libri i veshur me lëkurë dhe me faqe të shkruara me dorë, raportohet se është bibla më e vjetër dhe është cilësuar si në pronësi të David Solomon Sassoon, koleksionisti që thuhet se e kishte blerë atë për 350 paundë britanikë ($450) në vitin 1929.

Dokumenti i shkruar me dorë ka 792 faqe të krijuara me lëkurë deleje dhe përfshin 24 kapituj të Biblës, teksa i mungojnë vetëm tetë faqe, sipas ekspertëve.

Pronari saj, koleksionisti zvicerjan Jacqui Safra, e zotëron tashmë librin prej vitit 1989.

Ndërsa blerësi Moses, tha: “Bibla hebreje është libër me shumë influencë për civilizimin hebre dhe perëndimor, jam i lumtur që kjo tashmë i përket popullit hebre”.

Ai shtoi se shfaqja e librit në Tel Aviv bën që ai të njihet nga të gjithë njerëzit e botës.

FOTO GALERI
1/3
Ish-ambasadori i SHBA në Rumani, Alfred H. Moses raportohet se kishte blerë librin Codex Sassoon dhe më pas e kishte bërë donacion për Muzeum e Hebrejve

Top Channel