Anëtari i Komisonit për Buxhet, Ferat Shala ka kritikuar Bordin e Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për tenderin e negociuar në vlerë prej 9.4 milionë euro për librat.
Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KRPP-së në këtë komision, deputeti Shala theksoi se ky tender është zhvilluar është zhvilluar me procedurë të negociuar.
“Na jepni detaje ju si e keni vlerësuar këtë tender, sepse nuk ka ligj të veçantë që e thotë tekstet shkollore ekskluzivisht negociohet. Nuk ka ligj të veçantë që ja merr të drejtën autoriale të tjerëve dhe ja jep vetëm dikujt, sepse e drejta është e secilit individ. A mund ta dimë si ka ardhur kjo kontratë, që sot fëmijët tanë edukohen prej këtyre negociatave direkte në tavolinë. Nuk është e drejtë autoriale, ne e dimë çfarë thotë ligji për të drejtat autoriale. Kush e ka të drejtën autoriale për nëntë klasë. S’ka mundësi me pas këtë. Nëse s’keni koment kërkojmë përgjigje me shkrim zyrtarisht në afatin më minimal të mundshëm. Kërkoj me pas çdo detaj rreth këtij tenderi që është i negociuar me Ministrinë e Arsimit”– tha Shala, raporton KosovaPress.
Përkundër kritikave, kryetari i Bordit të KRPP-së, Osman Vishaj e ka arsyetuar këtë duke thënë se është një ligj i veçantë që e ka mundësuar këtë tender me librat. Pas kërkesës së deputetit Shala, Vishaj ka thënë se do të dërgojnë Komisionit një përgjigje edhe me shkrim për tenderin me librat.
Kryetari i Komisionit pë Buxhet, Armend Muja ka pyetur Bordin e KRPP-së, për hapjen e kontratave pa pasur mjete financiare. Ndërkaq anëtari nga Bordit i OShP-së, tha se kjo objektivë nuk është arritur për shkak të çështjeve teknike.
Avni Sahiti, anëtar i bordit të këtij institucioni ka prezantuar para Komisionit raportin 2022 dhe ka konstatuar se progresi dhe rezultatet e arritura në KRPP janë pozitive dhe në pajtueshmëri me planin e përformancës.
Top Channel