Takoi Luizin në Top Channel, Kristi tregon se çfarë i tha: Duhet ta kishe fituar ti “Big Brother” sepse…

17/05/2023 09:30

Krist Dragot Aliaj i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka treguar nëse e ka takuar Luizin pas daljes nga “Big Brother”.

Ai shprehet se e ka takuar në ambientet e Top Channel, por një takim vetëm me njëri-tjetrin ende jo. Për këtë arsye nuk kanë folur në mënyrë intime.

Ai ka treguar dhe një nga bisedat që bëri me Luizin, ku ky i fundit i kishte thënë se “Big Brother duhet ta kishte fituar Kristi.

Kjo ndoshta për arsyen se tani fama e Luizit është tepër e madhe dhe është i angazhuar me shumë gjëra njëkohësisht edhe në fushën e muzikës.

Top Channel