Shëndeti i burrave: 5 ushqyesit kryesorë që burrat duhet t’i kenë parasysh

17/05/2023 13:36

Mund të duket se trupat tanë janë mjaft të ngjashëm dhe funksionojnë në një mënyrë të ngjashme, por ka disa dallime midis trupit të mashkullit dhe atij femëror.

Për shkak të këtyre dallimeve, meshkujt mund të kenë nevojë për disa lëndë ushqyese thelbësore. Kjo është më e rëndësishmja sidomos me moshën. Mosha e vjetër na bën të humbasim disa lëndë ushqyese, gjë që i bën njerëzit më të prirur ndaj sëmundjeve. Më poshtë janë listuar disa lëndë ushqyese shumë thelbësore që meshkujt duhet t’i kenë parasysh.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme për parandalimin e kancerit, shëndetin e kockave, sistemin nervor dhe gjithashtu imunitetin. Trupit të meshkujve ndonjëherë i mungon kjo, sepse është e vështirë për ta që të thithin vitaminën përmes ushqimit. Mënyra më e mirë për të siguruar vitaminën D, është duke marrë suplemente të vitaminës D dhe të hani mjaft ushqime të pasura me vitamina.

Ushqim i pasur me fibra

Fibra është një tjetër lëndë ushqyese thelbësore. Ajo funksionon në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë dhe sëmundjeve të zemrës për meshkujt.

Acidet yndyrore Omega-3

Burrat duhet të sigurohen që të konsumojnë mjaftueshëm acide yndyrore omega-3. Ato janë thelbësore pasi trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë këtë lëndë ushqyese. E gjitha varet nga dieta që ndjekin njerëzit.

Ushqim i pasur me kalium

Kaliumi është lëndë ushqyese që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut; zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kontrollon tkurrjen dhe relaksimin e muskujve. Meshkujt janë veçanërisht të prirur ndaj këtyre problemeve shëndetësore.

Vitamina B

Vitamina B ndihmon në rritjen e energjisë. Meshkujt gjithashtu duhet të sigurohen që të konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B ose nëpërmjet suplementeve ose ushqimit. Niveli i vitaminës B gjithashtu mund të ulet me moshën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA