Vijon numërimi në Malësinë e Madhe! Tonin Marinaj i socialistëve ruan epërsinë me 57.41% të votave

15/05/2023 22:05

Vijon numërimi i votave në Malësinë e Madhe.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 64 nga 72 qendra votimi, ndërsa vazhdon rregullisht numërimi i kutive për të përfunduar edhe 8 kutitë e tjera.

Edhe në Malësinë e Madhe epërsinë e ka kandidati socialist Tonin Marinaj, 57.41% të votave që e përkthyer në shifra është 7985. Sakaq, kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj, ka mundur të grumbullojë 42.59%, ose 5923 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA