Vendoret 2023/ Vijon numërimi, dalin rezultatet e para! PS merr Kamzën, Vorën, Elbasanin dhe Pustecin. Si ndahen bashkitë

15/05/2023 01:20

Ka nisur numërimi i votave thuajse në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa është shpallur rezultati në 4 bashki.

Në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, Kamëz, Vorë dhe Elbasan rezultati u shpall shumë pak çaste pas përfundimit të votimit.

Në këto bashki fitoi me rezultat të thellë në Vorë dhe Kamëz Partia Socialiste, ndërsa edhe Elbasani votoi majtas. Pak më parë u mbyll procesi i numërimit edhe në Pustec, ku PS fitoi bashkinë e katërt.

Partia Socialiste kryeson në Tropojë, Mat, Bulqizë, Tiranë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Selenicë, Skrapar, Poliçan, Berat, Dimal, Roskovec, Patos, Lushnjë, Delvinë dhe Konsipol

Bashkë Fitojmë kryeson në bashkitë Has, Fushë Arrëzi, Pukë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh dhe Memaliaj.

Rezultati pritet të përmbyset nga çasti në çast pasi numërimi ende nuk ka përfunduar në shumicën e bashkive të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA