Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Athinës Zyrtare për arrestimin e Fredi Belerit, që e cilësoi skandaloz vendimin e gjykatës për masën e lënies në burg.
Në konferencën me gazetarët pas zgjedhjeve, Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqi ku pret edhe dialog mes palëve. Rama tha se ndjen keqardhje që minoritet grek po përdoret mish për top për politikë.
Sa i përket vendimit të gjykatës, për kandidatin Fredi Beleri, i cili fitoi edhe zgjedhjet në Himarë, Rama tha se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
“Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj imflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke për të ngritur një urë të re të madhe të gjerë bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien. Nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara sesa të jem i detyruar të reagoj profesionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë i pari, që ju jeni dëshmitarë, që si kam kontestuar asnjëherë mendimet e tyre. Lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vë në pikëpyetje dhe nën presion.
Dy apo tre ditë përpara regjistrimit të kandidatëve Prokuroria në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë arrestuar një kandidat të PS në Bulqizë për një çështje dhe një akuzë që unë akoma sot nuk e njoh në thelb çfarë është as nuk më ka shkuar mëndja që të ngre zërin dhe t’i kërkoj prokurorisë apo gjykatës të nxjerrë provat se kshu dua unë. S’më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre dhe besoj që nuk ka asnjë mundësi që të pajtohemi se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët me kombësi greke, është e njëjta. Kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi duke shpresuar se do të ketë dialog dhe jo deklarata që i kam dëgjuar të bëhen jo vetëm nga përfaqësues të qeverisë greke apo parti të opozitës si Siriza. Keqardhje E madhe sepse minoriteti grek nuk është mish për topat elektoral për askënd. Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër. Fatkeqësisht askush nuk do ta vë re. Janë zhvilluar në qetësi të plotë, është votuar pas asnjë pengesë pa asnjë incident, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Kanë qenë gazetarë nga të gjitha mediat. Një lider lokal që ka mbajtur TV gjallë me bomba tymuese. Kanë qenë forca të policisë dhe është bërë një numërim si kudo në Shqipëri, transparent, paqësor pa asnjë problem. Në fund fare ka fituar më një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore. Një fitore e cila nuk ka të bëjë fare me masën e dhënë nga Gjykata për kandidatin në fjalë. Duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërrohen gjërat. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në Shqipëri është e garantuar. Akuza nuk është ngritur nga qeveria. Kam zero dëshirë që ta kontrolloj, ndërkohë që nëse un vet si kryeministër nuk e bëj kurrë që të ngre pikëpyetje pa u shprehur drejtësia, këtë se lejoj as s’do e bëjë askush tjetër. Si do të shkojë procesi, çfarë do të dalë nga procesi un e di aq sa ju. Kjo ka kaluar në prokurorinë speciale dhe do trajtohet nga Gjykata Speciale. Kjo është e gjitha.”- tha Rama.
Top Channel