Procesi i numërimit drejt përfundimit, festë dhe tensione në Kukës/ Kryeson kandidati i Partisë Socialiste

15/05/2023 20:25

Bashkia e Kukësit është drejt përfundimit në numërimin e kutive të votimit, të cilat deri më tani mbajnë në avantazh kandidatin e Partisë Socialiste.

Mbështetësit e Safet Gjicit kanë nisur festën në KZAZ ku po bëhet numërimi i katër kutive të fundit.

“Falenderoj qytetarët dhe bashkëpunëtorët. Kemi bërë një fushatë model. Kuksianet vendosën besimin edhe për katër vite në të gjitha fushat”, u shpreh kandidati PS-së Safet Gjici.

Pavarësisht se ende nuk ka përfunduar zyrtarisht procesi numërimit, pas festës ata nuk kanë kursyer as përplasjet fizike.

Mënjëherë pas një feste të shkurtër, ka ndodhur një incident ku protagonistët janë nxjerrë më pas jashtë godinës.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA