Numërimi në Kukës drejt fundit! Edhe 4 QV për t’u numëruar, në avantazh të thellë socialistët
15/05/2023 23:56
Shkon drejt fundit numërimi i votave në Kukës.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 69 nga 73 qendra votimi, ndërsa vijon normalisht procesi për 4 të tjerat.
Sikurse në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe Kukësi është rozë, ndërsa kandidati socialist Safet Gjici kryeson garën me një diferencë të madhe votash: 10 mijë e 883 ose 49.78%.
Në vendin e dytë është Admir Sinamati nga koalicioni “bashkë Fitojmë” me 40.88% ose e përkthyer në shifra 8937, i djekur nga kandidati i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Abedin Oruçi, me 2040 vota ose 9.33%.
Top Channel