Kokë më kokë për Bashkinë e Kavajës, dy kandidatët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin pas rezultatit final
15/05/2023 23:44
Tashmë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, ka fituar drejtimin e Bashkisë së Kavajës.
Pas publikimit të rezultateve finale të dy kandidatët, të cilët kanë qenë kokë më kokë me njëri-tjetrin, janë takuar në shenjë solidariteti.
Redjan Krali u largua nga ambientet ku bëhej numërimi i votave pas përfundimit.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja fitoi Bashkinë e Kavajës me 11.761 vota, me një diferencë prej vetëm 858 votash, ai la pas kandidatin socialist Redjan Krali i cili mori në total 10.903.
Kjo është bashkia e shtatë që kalon djathas. “Bashkë Fitojmë” ka marrë gjashtë bashki të tjera, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Top Channel