Kandidon për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ndjek nga afër procesin e numërimit
15/05/2023 01:20
Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, po ndjek nga afër procesin e numërimit në KZAZ numër dy.
Beci po qëndron në tribunën e ambientit ku po zhvillohet procesi i numërimit në një nga KZAZ-të më të mëdha.
Numërimi ka nisur me vonese për shkak të distancës së disa prej qendrave të votimit. Deri më tani janë numëruar 7 kuti votimi, ndërsa ende vijon puna.
Top Channel