Hapet KZAZ për numërimin në Kuçovë, pas disa orësh nis puna
15/05/2023 01:27
KZAZ për numërimin e votave ka nisur punën në Kuçovë, pas disa orësh që nga mbyllja procesit të votimit.
Sipas raportimeve situata paraqitet e tensionuar, por ende nuk është regjistruar asnjë incident.
Për këtë bashki në garë janë tre kandidatë:
Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”.
Top Channel