Kandidatja socialiste Emiriana Sako ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, me një diferencë të madhe prej 9721 votash kundrejt rivalit Igli Cara.
Në fjalimin e fitores, Sako falenderoi durrsakët dhe kryeministrin Rama për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke shtuar se puna fillon nga nesër.
“Jam e privilegjuar për besimin e madh që pata nga qytetarët e Durrësit. Dua të falënderoj të gjithë socialistët, ekipin e Durrësit, koordinatorët e fushatës, të gjithë socialistët që shkuan derë më derë për të kërkuar mbështetje për drejtimin e bashkisë.
Nga ana tjetër dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama për besimin e madh që më dha për të rikandiduar në këtë fushatë.
Puna në bashkinë e Durrësit do të fillojë që nesër me përgatitjen për sezonin turistik. Faleminderit të gjithëve”- tha Sako.
Top Channel