Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, aty ku PS po merr fitoren me 60.15% të votave, pretendon se votat janë blerë dhe rezultati është i programuar paraprakisht. Ai ka deklaruar se nuk do e njohë rezultatin

Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan se ishin një dështim total. Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhure me zero garanci. Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën. Një provë e kristaltë është edhe vetë rezultati në Kamëz. Rakip Suli kur ka kandiduar vetëm ka marrë 10 mijë, sot me kundërshtar përballë ka marrë 24 mijë vota. Ky rezultat është i paraprogramuar paraprakisht. Kur vota blihet, vidhet dhe manipulohet çudirat ndodhin. Këtë rezultat ne patjetër që nuk do ta njohim, sepse është një rezultat i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve. Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, tha Arjan Hoxha.

Në bashkinë Kamëz janë numëruar 90.98% të votave, ku Rakip Suli kryeson me 60% 25417 vota, ndërsa Arjan Hoxha 35.59% me 15039 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA