Të vetmet lëvizje në Himarë ishin ato pranë qendrave të votimit, ku shumë qytetarë u paraqitën për të shprehur vullnetin e tyre.
Pavarësisht faktit se kandidati I dyshes, Berisha Meta, Fredi Beleri u arrestua nga policia për shit-blerje votash, ky episod nuk shkaktoi trazira në qytetin e vogël bregdetar.
Disa autobusë me emigrantë mbërritën nga Greqia. Por pasi shprehën vullnetin e tyre, ata u larguan drejt territorit grek. Ndërkohë të shumtë ishin dhe ata që erdhën me makina personale.
por nuk munguan dhe qytetarët që zgjodhën ta shfrytëzonin këtë ditë pushimi për t’u larë në det pavarësisht reshjeve të shiut.
Sa i takon, ecurisë së procesit të votimit, problemet më të mëdha ishin me pajisjen e identifikimit elektronik.
Pavarësisht deklaratave të shumta politike që u bënë pas arrestimit të Fredi Belerit, banorët e Himarës, duket se janë fokusuar më së shumti tek sezoni veror, sesa tek politika.
Top Channel