Erdit Hazizaj, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Roskovecin, ka reaguar pas raportimit se goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.
“E kuptoj që “heshtja zgjedhore” na mbyll gojën, por kur përdorni e sajoni situata të paqena, këtu s’ka më heshtje. E dënoj konfliktin në Suk, kam ditë që bëj thirrje për qetësi dhe tolerancë. E kuptoj që “frika e humbjes” ju bën të më shihni kudo, por jam 1 dhe i plotë në qytetin e Roskovecit. Edhe njëherë, dënoj çdo akt të papërgjegjshëm të kujdo! Cilado parti dhe gjini qoftë”, ka shkruah Hazizaj në Facebook.
Dy qytetarët e plagosur quhen Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.
Partia Socialiste Roskovec më parë e ka dënuar këtë akt duke e quajtur të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.
Top Channel