Fitorja e thellë e Rakip Sulit, Berisha hedh poshtë rezultatin e Kamzës: Është kryekëput i manipuluar

14/05/2023 23:42

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur poshtë me bindje rezultatin digjital në Bashkinë e Kamzës, duke e konsideruar atë të manipuluar.

Sipas Berishës, dy vite më parë, në Kamëz Partia Demokratike ishte 10 mijë vota para, ndërsa vetëm pak javë para zgjedhjeve, POLL-et e nxirrnin disa pikë përpara Partisë Socialiste. Kështu, nisur nga parashikimet, Berisha e konsideron rezultatin në fjalë të manipuluar.

“Të dhënat të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim digjital monstruoz, monstruoz. Partia Demokratike në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota pas PS-së. Në pollin e pollsterit më të saktë të 13 viteve të fundit, i bërë në fund të shkurti, PD-ja me Partinë e Lirisë ishin 14% para PS-së, ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr sot PS-në 10 mijë vota para këtij koalicionit.

Ky është absolutisht një rezultat i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmëri më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyrë digjitale.

Edhe njëherë them se rezultati i Kamzës pasi u krahasuan rekordet elektorale dhe pollet, janë kryekëput të manipuluara.

Kur them për Kamzën, atëherë problemi digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë. Kamza fakton çdo gjë, gjithçka. Kemi patur të dhëna, e them këtu, por përsëri nuk mund të nisim paragjykimin. Kemi indicie të tjera në të cilat sistemi është vendosur në kontrolle të dyfishta, por edhe njëherë janë për tu verifikuar këto.

Ajo që është reale, është se në 2021, PD-ja ka qenë 10 mijë vota para PS-së dhe në pollin e 27 shkurtit, pra në prag të fushatës ka qenë bashkë me aleatin e vet, 14 pikë përpara PS-së. Ky rezultat është krejtësisht i manipuluar dhe i turpshëm. Tregon një manipulim elektoral të paimagjinueshëm”- tha Bberisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA