Prezantuesja i këshillon De Niro ‘të sterilizohet’, pas lindjes së fëmijës në moshën 79 vjeçare (fotot)

12/05/2023 18:38

Një prezantuese televizive amerikane i ka këshilluar aktorit të njohur Robert De Niro të bëjë një operacion vasektomie (sterilizimi) pas lindjes së fëmijës së tij të shtatë në moshën 79 vjeçare.

rubrikën e saj të përjavshme 9Honey, prezantuesja e rrjetit Channel 9, Shelly Horton ka folur me ironi të ashpër kundër aktorit për lindjen e një fëmije në moshën e tij të avancuar.

Horton tha se lindja e një fëmije në këtë moshë ishte ‘e papërgjegjshme’ veçanërisht në rastet kur prindërit vdesin para se fëmija të arrijë moshë të rritur.

“Është e papërgjegjshme të kesh fëmijë në këtë moshë, veçanërisht kur dihet që fëmija do të rritet pa baba shumicën e jetës”, shkruante ajo.

“Disa argumentojnë se gratë nuk duhet të stepen nga lindja e një fëmije kur partneri i tyre është shumë i moshuar, por ato duhet të mendojnë për pasojat afatgjata të këtij vendimi”.

Prezantuesja shtonte se “është shumë e vështirë që gratë pa burra të rrisin si duhet fëmijët e tyre” prandaj edhe pse aktori i njohur mund të japë mbështetje të bollshme financiare, ajo tha se pasojat emocionale do të jenë të pashmangshme.

“Prindërit e kësaj moshe kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund t’i kushtojnë vëmendjen e duhur fëmijëve. Të kesh para nuk mund të zëvendësojë mbështetjen emocionale të babait apo të figurës së babait”, tha Horton.

Përfaqësues të aktorit konfirmuan dje për The Associative Press lindjen e fëmijës pas zbuluan seksin apo identitetin e nënës.

FOTO GALERI
1/4
Horton tha se lindja e një fëmije në këtë moshë ishte ‘e papërgjegjshme’ veçanërisht në rastet kur prindërit vdesin para se fëmija të arrijë moshë të rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA