Noizy dhe Jori shtojnë dyshimet për raportin e tyre, nën shoqërinë e njëri tjetrit

12/05/2023 10:39

Jori Delli, modelja ish konkurrente e Big Brother Vip dhe Noizy shtojnë akoma dyshimet për raportin mes tye.

Jori postoi një video në TikTok ku të dy shfaqen në një dhomë, me audion e këngës së re të Noyzit, dhe duke iu përshtatur temës së saj.

Dyshohet se po bashkëpunojnë për një videoklip, ndërsa njerëzit mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë.

Dyshja dy ditë më parë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.

@joridelli Ja zura karrigen 👑 #noizy #jori #joridelli @Noizy ♬ original sound – ZinjoOfficial

“Ja zura karrigen”, shkruan Jori.

Asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Top Channel