Elvisi, 25-vjeçari i familjes Troka nga Njësia Administrative Frakull,Fier ka mbërritur pranë redaksisë së emisionit Fiks Fare për të kërkuar ndihmë. 

Në familjen e tij janë 3 anëtarë që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ai  si dhe motrat e tij 29 vjeçe dhe  27 vjeçe. Elvisi në emër të familjes së tij tregon se shuma e pensionit të invaliditetit për të 3 anëtarët është zvogëluar dhe gjithashtu e ëma e tyre e cila kujdeset prej vitesh për ta, nuk merr pensionin e shoqëruesit personal.

Fiksi bashkë me ankuesin shkuan në shtëpinë e tij  në Frakull të Madhe . E ëma  tha se familja e saj jeton në kushte shumë të mjerueshme dhe prej 27 vitesh asaj i duhet të kujdeset për vajzën e saj me probleme të thelluara të shëndetit mendor . Mes lotësh ajo tregon se vajza 27 vjeçare është agresive herë pas here qëllon dhe me gurë dhe deri më sot nuk ka arritur të marrë një person shoqëruesi personal.

Pas intervistimit të nënës së 3 fëmijëve me probleme të shëndetit mendor, gazetarët bashkë me zonjën Mimoza e cila kërkon kujdestarinë për fëmijët ju drejtuan Njësisë Administrative Frakull e Madhe dhe  Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Fier. Hysni Kapaj, specialisti i njësisë për personat me aftësi të kufizuar citoi se këtë gjë e parashtron ligji. Sipas tij ligjet kanë ndryshuar dhe këtë vit është shtuar një ligj i ri që çdo pacient duhet të bëjë një vizitë që quhet vlerësim psikosocial, dhe përveç kësaj ka ndryshuar edhe shuma që merr kujdestari.  Ai tha se një përgjigje më të detajuar zonja ta kërkojë tek shërbimi social pasi ai  bënte vetëm dorëzimin e lekëve tek pacientet.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë Rajonale të  Shërbimi Social Fier zoti Albert Sema tha se  tek vendimi që këta pacientë marrin nga komisioni mjekësorë ka dhe të drejtën e ankimimit të vendimit pranë KMCAP Eprorë për rishikim dosje. ‘Janë ata  të vetmit që vendosin nëse pacientes i takon shoqëruesi apo jo’ shprehet z.Sema.  Gjithashtu ai  tha se është në dijeni për gjendjen e familjes , por që 25 vjeçari është përfitues dhe për punë ditësh vendimi do t’i shkojë në njësi.

Përsa i përket  shumës së ndihmësit personal, mamasë,  i duhet të bëjë një kërkesë tek sekretaria e shërbimit social dhe më pas ta dërgojnë në KMCAP Epror. I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndryshimin e shumës ai tha se këto ndyshime janë në bazë të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo në varësi të tyre. Në prani të gazetarëve zonja Mimoza plotëson formularin e ankimimit dhe gjithashtu merr njoftimin se djali është përfitues dhe nuk do të ketë më vonesa për marrjen e shumës.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA