Frikë nga trazirat në Stamboll, UEFA me plan B për finalen e Champions League

12/05/2023 14:18

Finalja e Chmapions League drejt shtyrjes Finalja e Champions League në Stamboll është në rrezik për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Turqi që do të zhvillohen këtë fundjavë.

Mediat britanike raportojnë se UEFA ka zhvilluar bisedime për transferimin e finales së Champions League në Lisbonë në rast se do të ketë trazira në Stamboll.

Sipas sondazheve, presidenti Rexhep Tajip Erdogan rrezikon të humbasë pushtetin pas dy dekadash, por gjithashtu ekziston mundësia që gara të shkojë në balotazh dhe të votohet sërish më 28 maj.

Vetëm 13 ditë përpara zhvillimit të finales të Champions League, por frika për trazira është e madhe. UEFA ka nisur menjëherë nga puna dhe mediat britanike kanë mësuar se drejtuesit më të lartë kanë zhvilluar bisedime me Federatën Portugeze të Futbollit për të transferuar finalen e 10 qershorit në Lisbonë.

Nëse vendi i finales së Champions do të ndryshonte, do të ishte hera e katërt radhazi,. Stambolli duhej ta kishte pritur aktin e fundit të kompeticionit më të mirë evropian që në vitin 2020.

Por për shkak të pandemisë Covid-19 UEFA e transferoi sërish finalen në Lisbonë. E njëjta gjë edhe në vitin pasardhës, me Turqinë e konsideruar si zonë të kuqe nga qeveria angleze.

Kjo në kohën kur dy skuadra të Premier League Manchester City dhe Chelsea ishin kualifikuar në finale. E kështu ndeshja u zhvendos në stadiumin Estadio do Dragot në Porto.

Ndërsa vitin e kaluar, finalja e Championsit, ishte programuar për tu zhvilluar në Shën Petersburg. Por pushtimi rus i Ukrainës e shtyu Ceferin të zgjidhte një tjetër opsion, Parisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA