Asambleja e futbollit/ Bëhet bilanci i vitit të parë për projektin “Futbolli për Kombin”

12/05/2023 19:59

Ka nisur në shtëpinë e futbollit, në Tiranë, Asambleja e Zakonshme Vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ku mes të ftuarve, veç përfaqësuesve të FIFA-s dhe UEFA-s ishte edhe ministria e arsimit dhe sportive Evis Kushi.

Do të theksoja vendimin për ndërtimin e tri stadiumeve. Kemi qenë me presidentin Duka pjesë e komisionit për të vendosur për projektet. Nuk janë thjesht stadiume, por pole për qytetet tona, që do të kenë jetë 24 orë në shtatë ditë të javës: jetë jo vetëm sportive, por edhe sociale, kulturore dhe ekonomike. Presim me padurim ndërtimin me tyre“- u shpreh Kushi.

Ndërkohë në fjalën e tij presidenti i FSHF-së, Armand Duka shtoi:

“Jemi tashmë në fundin e sezonit të parë të një reforme të futbollit të fëmijëve dhe të rinjve, reformë që ndryshoi jo vetëm strukturën e ekipeve pjesëmarrëse, por incentivoi aktivizimin e futbollistëve të rinj në ekipet e Kategorisë së Parë. Jam shumë i sigurt, që me kalimin e viteve rezultatet do të jenë akoma më të mira. Kjo reformë u bë me të vetmin qëllim, për t’u shërbyer më shumë profesionistëve dhe për t’u lënë më shumë hapësirë amatorëve.”-u shpreh Duka.

Më tej numri 1 i futbollit në vend theksoi edhe aplikimet e ndryshme që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë për disa nga aktivitetet madhore të UEFA-s për moshat që mund të zhvillohen në qytetet e ndryshme të Shqipërisë falë edhe përmirësimit të dukeshën të infrastrukturës futbollistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA