Këto fara të vogla por të fuqishme vijnë nga bima Salvia Hispanica, dhe përmbajnë një sërë vlerash ushqyese dhe përfitimesh shëndetësore.
Ato përmbajnë fibra të tretshme, proteina dhe acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën.
Vetëm 2 lugë gjelle me fara chia ju do të përfitoni
Ndërsa në kuzhinë përdorimet e tyre fillojnë që nga përfshirja në sallata të ndryshme, në pije e deri tek recetat e ëmbëlsirave. Por a ka vërtetë një kufi rreth konsumit të tyre? AgroWeb.org ju njeh më tej me përgjigjen.
Farat Chia janë të vogla dhe shumë të lehta për t’u shtuar në ushqimet tuaja. Prandaj, është e mundur të konsumoni me tepri fara chia. Nëse kjo ndodh, ja se çfarë mund të ndodhë:
Rreth 2 lugë gjelle me fara chia përmbajnë gati 10 gramë fibra. Dhe pse fibra është një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e zorrëve, një efekt anësor i fibrave janë gazrat dhe fryrja. Këto simptoma mund të përkeqësohen nëse konsumoni mjaftueshëm ujë.
Kur konsumoni fara të plota chia, përtypuni dhe gëlltituni me kujdes. Rreziku më i madh është nëse keni probleme shëndetësore që e bëjnë të vështirë gëlltitjen. Megjithatë, nëse jeni duke konsumuar fara chia pluhur në një pije ose recetë salce, nuk ka nevojë të shqetësoheni për rreziqet e mbytjes.
Nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e lartë të gjakut, farat chia mund ta ulin më tej atë. Nëse keni hipertension dhe po e kontrolloni gjendjen me ilaçe, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të shtoni këto fara në regjimin tuaj. Përveç kësaj, ato mund të ndikojnë edhe në nivelet e sheqerit në gjak, si dhe në gjakderdhjen dhe koagulimin e gjakut. Prandaj nëse keni diabet ose çrregullime të koagulimit të gjakut, duhet të flisni edhe me mjekun tuaj.
Këto fara janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe ju mund t’i përdorni ato për të plotësuar marrjen e vlerës ditore të fibrave. Sipas ekspertëve të shëndetit, burrat dhe gratë duhet të marrin përkatësisht rreth 38 dhe 25 gramë fibra në ditë. Megjithatë, shumica e njerëzve konsumojnë mesatarisht vetëm 14 gram fibra në ditë. Nëse i kaloni këto nivele me shumë gjasa mund të ndieni shqetësime gastrointestinale. Për më tepër, farat chia janë një burim më i koncentruar i kalorive. Prandaj rekomandohte të mos i tejkaloni më shumë se dy lugë gjelle në ditë.
Pavarësisht arsyeve që keni për t’i shmangur farat chia, këto alternativa të shëndetshme ofrojnë vlera të ngjashme ushqyese dhe përfitime shëndetësore:
Fara liri
Fara kungulli
Kinoa
Fara luledielli AgroWeb.org
Top Channel