Raporti i fundit i Parlamentit Europian për Kosovën konfirmon se në rastin e saj, ka pasur ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina, madje këto përpjekje kanë ardhur duke u shtuar.

“Është shqetësuese rritja e ndërhyrjeve dashakeqeje nga vendet e huaja në formën e fushatave të dezinformimit dhe keqinformimit të organizuara nga disa aktorë, veçanërisht nga Rusia dhe Kina”, nënvizohet në raport.

Dokumenti i bën thirrje Kosovës dhe BE-së që të rrisin bashkëpunimin për të luftuar fushatat e dezinformimit dhe kërcënimeve hibride në vend të cilat, siç thuhet aty, synojnë të destabilizojnë vendin e të minojnë perspektivën e tij europiane, duke përfshirë fushën e sigurisë kibernetike, mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe sigurinë energjetike. PE nuk ndalet me kaq, por i kërkon Prishtinës edhe të hetojë praninë e mundshme të grupit paramilitar rus Wagner në veri të vendit.

“E dënojmë përpjekjen ruse për të ushtruar ndikim mbi vendet e Ballkanit Perëndimor me anë të shfrytëzimit të ndarjeve kulturore, etnike dhe fetare dhe destabilizimit të forcave pro-demokratike”, thuhet në raport.

Ndërsa më tej shpreh shqetësimin mbi grafitet e Wagnerit që kanë shfaqur në hapësirat publike në Mitrovicën Veriore e në Zveçan. Në favor të raportit për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA