Izaac Roberts, tre vitet e fundit ka vuajtur efektet shkatërruese të tumorit në kokën e tij, duke përjetuar konvulsione dobësuese, humbje të të folurit dhe mpirje në njërën anë të trupit të tij.
Në fillim të këtij viti, 18-vjeçari u bë pacienti më i ri që ka bërë ndonjëherë një operacion të trurit, i zgjuar në spitalin Royal Stoke, me synimin për të kuruar përfundimisht simptomat e tij dhe për t’i shpëtuar jetën.
Por dy orë pas operacionit të trurit me rrezik të lartë, Izaac papritmas pësoi një konvulsion dhe neurokirurgu Z. Chan mbeti me një dilemë, të vazhdojë të operojë dhe të rrezikojë komplikime gjatë gjithë jetës apo të presë që ajo të kalojë?
Izaac ka folur për Mirror për kalvarin e jashtëzakonshëm që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Ai tha: Ishte surreale. Z. Chang dhe ekipi i tij kirurgjik ishin absolutisht të mahnitshëm. Izaac ishte 14 vjeç kur filloi të përjetonte kriza, dhe deri në moshën 17 vjeç, ato rriteshin deri në tre herë në ditë. Unë bija pa ndjenja për pesë minuta dhe gjysma e djathtë e trupit tim dridhej fuqishëm. U përpoqa organizoja një takim me mjekun e përgjithshëm, po e kisha të pamundur. Vazhdoi dhe vazhdoi dhe u bë më intensiv, më pas shkova në një spital dhe bëra skanime dhe analiza të trurit.
Izaac, nga Birmingham, gjithmonë supozonte se kishte epilepsi dhe ishte një tronditje e madhe kur u diagnostikua me një tumor të rëndë të trurit.
“Unë u konsultova me neurokirurgun Z. Chan, i cili krijoi një plan veprimi. Ai më tha se duhet të bëj një biopsi përmes së cilës do zbulojë çdo gjë. Psikiatri më dha një ide vërtet të mirë se si do të ishte operacioni në tru. Isha kurioz. Shqetësimi im më i madh ishin efektet anësore afatgjata dhe mundësia e përhapjes së tij”, tha Izaac.
Më 5 janar, Izaac u dërgua në sallën e operacionit dhe zoti Chan hapi një vrimë në kafkën e tij ndërkohë që ishte në gjumë, e më pas e zgjoi pasi truri i tij u ekspozua.
Ndërsa zoti Chan preku tumorin nga sipërfaqja e trurit të tij, Izaac ishte i zgjuar dhe po lexonte fjalët kyçe nga një listë me një neuropsikiatër.
Ishte jetike për zotin Chan dhe ekipin e tij që të hartonin zonat ‘të rrezikshme’ në tru dhe t’i shmangnin ato. Një milimetër në rrugën e gabuar dhe fjalimi i Izaac mund të ishte komprometuar për gjithë jetën.
“U ndjeva shumë vigjilent. Më kujtohet psikiatri para meje dhe kirurgët pas meje. Nuk mund të pushoja, ishte një mjedis shumë intensiv. “Ishte shumë surreale. Një moment po bëja testin dhe po flisja, dhe në momentin tjetër ndjeja gjysmën e djathtë të trupit tim të mpirë, nuk mund të flisja” ,tha Izaac.
Në mes të procedurës, Izaac papritmas pati shqetësime dhe ai filloi të kishte një krizë, ndërsa truri i tij ishte i ekspozuar dhe kafka ishte e hapur.
Chan reagoi menjëherë duke e vënë nën kontroll situatën. Pas një operacioni 7-orësh, Izaac mendoi se gjithçka kishte marrë fund. Por një skanim MRI të nesërmen, zbuloi fatkeqësisht mbetjet e tumorit ende atje.
“Rreth 10 ditë më vonë, mora një telefonatë nga zoti Chan i cili tha se kishte mbetur pak. Unë isha i shqetësuar për kimioterapinë ose radioterapi. Por para se të mund të pyesja, ai tha se do e bëjmë operacionin sërish dhe ne e bëmë”, u shpreh adoleshenti.
Operacioni i dytë ishte edhe më i ndërlikuar dhe zgjati gati 10 orë, pasi pjesa tjetër e tumorit ishte ngecur në një enë gjaku.
“Z. Chan i nxori me kujdes të gjitha. Unë isha shumë i shokuar se sa të shkëlqyera ishin aftësitë e tij. Tumori ishte beninj dhe është zhdukur plotësisht. Gjashtë ditë më pas, u ktheva në universitet. Tani nuk kam asnjë efekt anësor dhe jetoj plotësisht normalisht”, tha Izaac.
Izaac është në vitin e parë të diplomës së tij në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Birminghamit dhe aktualisht ka hequr dorë nga mjekimi i tij.
Top Channel