Trump njofton marrëveshjen për naftën me Putin dhe premton uljen e çmimeve: Mbi 4.8 milion ton nga pakti me Moskën do të futen në treg gradualisht
Forcat ruse janë tërhequr nga pjesë të Bakhmutit pasi Ukraina ndërmori një seri kundërsulmesh.
Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, i cili drejton forcat tokësore të Ukrainës, tha se forcat ruse u tërhoqën deri në dy kilometra, si dhe anëtarët e grupit Wagner.
“Në disa zona të frontit, armiku nuk mundi t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra. Me gjithë përqendrimin e konsiderueshëm të trupave dhe deklaratat me zë të lartë të kriminelëve rusë të luftës për qëllimin e tyre për të marrë Bakhmutin deri më 9 maj, armiku ende nuk ishte në gjendje të pushtonte qytetin ukrainas”, shkroi ai në Telegram.
Qyteti lindor ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për disa muaj, ku të dyja palët pësuan humbje të rënda. Sipas Sky News, Rusia ka bërë çdo përpjekje për të kapur Bakhmutin deri më 9 maj, Ditën e Fitores së Luftës së Dytë Botërore, për t’i treguar në mënyrë simbolike kombit se po ia dilte mbanë në pushtimin e tij.
Top Channel