Publikimi i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i prezantuar në Bruksel e i hartuar nga Ekipi Menaxhues që vetëm një ditë pasi paraqiti draftin u shkarkua nga qeveria e Kosovës, ka ngjallur reagime në të dy kahet e politikës në vend.

Ministria e jashtme Donika Gervalla u tregua e prerë në deklaratën e saj se rajonit i del e i mjafton një Republikë Serbe.

“Ne i kemi trajtuar modelet i kemi parë cilat janë ato, të cilat nuk vijnë në shprehje pasi shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asociacioni apo mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel sovranitetin e vendit, kushtetutën e vendit dhe funksionalitetin e Kosovës. Këto tre elemente janë bazë për funksionimin e një shteti. Çfarë kemi parë në Bosnje dhe Hercegovinë me Republikën Serbe të instaluar atje, një bllokim të tërësishëm të funksionimit të shtetit nuk ka për të ndodhur në Kosovë. Ky rajon mjaft e ka një Republikë serbe, nuk ka nevojë për një të dytë”, tha ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abidxhiku e cilësoi gjithashtu këtë draft-statut si një shtet brenda shtetit.

“Dokumenti i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në media është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi, ai është një Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi Abdixhiku.

Ekipi menaxhues, i përbërë nga katër serbë nga Kosova, mori pjesë në takimin e fundit të dialogut në nivel të lartë ne kryeqytetin belg, ku paraqiti draftin e parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, propozim i cili menjëherë u hodh poshtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA