Jetonte dhe flinte jashtë, 21-vjeçares së pastrehë i ndryshon jeta plotësisht/ Kërkon të fitojë një konkurs bukurie

09/05/2023 13:26

Astrud Theadora Caldwell, 21 vjeç, u dëbua nga shtëpia në moshën 16-vjeçare, pasi familja e saj nuk ishte dakord me marrëdhënien që kishte me ish-të dashurin.

Ai ishte i dhunshëm dhe kjo gjë kishte çuar debate me familjen e saj.

Deri në moshën 18-vjeçare ajo jetonte në rrugë dhe në bujtina të pastrehëve, raporton Daily Record, dhe kalonte çdo natë duke kërkuar vende për të qëndruar gjatë natës me partnerin e saj.

“Më nxorën jashtë shtëpisë. Isha në një marrëdhënie shkatërruese, të dhunshme me një ish të dashurin. Ishte toksike. Përfundova në rrugë dhe në pesë bujtina të ndryshme përpara se të gjeja rrugën time për të dalë”, tha Astrud Theadora Caldwell.

Por gjërat filluan të përmirësoheshin pasi Astrud iu dha një banesë nga Cadder Housing Association në Glasgow, ku ajo arriti të hiqte zakonin e pijes dhe filloi të fitonte para për veten e saj.

Në një moment ajo madje punonte shtatë ditë në javë duke bërë një sërë punësh, duke përfshirë recepsioniste, punëtore në fabrikë, punëtore bari dhe asistente parukerie.

Astrud tani gëzon një marrëdhënie të shëndetshme me familjen e saj dhe ka filluar t’i vërë sytë në gjëra më të mëdha, pasi fitoi konkursin Miss Kelvingrove në Skoci.

Ajo thotë se konkurset e bukurisë kanë qenë gjithmonë “ëndrra e saj” dhe tani po kursen para për veshjet për Miss Glasgow të kësaj vere, që do ta kualifikojë atë për të konkurruar në një nivel kombëtar për Miss Britania e Madhe nëse fiton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA