Debati për zgjedhjet lokale të 14 majit ka përplasur drejtuesin politik të PS-së të Elbasanit Damian Gjiknurin me deputetin Agron Shehaj.

Në studion e “Top Story” me Grida Dumën, Agron Shehaj akuzoi Gjiknurin se maxhoranca ka shkatërruar opozitën, ndërsa ky i fundit tha se Shehaj është shembulli që e ka shkatërruar Partinë Demokratike.

Agron Shehaj: Damiani vjen këtu dhe thotë ne jemi të pamposhtur, ne nuk humbasim kurrë, nuk kemi ç’të humbasim. Damiani përfaqëson maxhorancën. Maxhoranca ato para që merr i përdor për mediat dalin nëpër mediat dhe dalin dhe analistët flasin dhe thonë  problem i Shqipërisë është opozita. Në Turqi, Serbi, Rusi është e njëjta gjë.

Damian Gjiknuri: Shohin që nuk ka shpresë. Ti nuk ofron asnjë lloj kompetence, njerëzore minimalja…

Agron Shehaj: Maxhoranca si kjo të vijë në pushtet, nuk merren me premtime, merren me opozitën, tentojnë të shkatërrojnë opozitën. Nuk shpik gjë Damiani, nuk shpik gjë Rama. Thjesht kopjojnë një model, ku mungesa e drejtësisë i garanton pandëshkueshmërinë. Të dhunojë zgjedhjet, nuk i ndodh asgjë dhe në këto kushte është e vështirë.

Damian Gjiknuri: Ti je shembulli që shkatërron Partinë Demokratike, vet ti i pari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA