Të ftuar në “Top Story” me Grida Dumën për temën se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin dhe Agron Shehaj, deputet i PD-së u përplasën për çështjen e projekteve të Unazës së Madhe të Tiranës, për të cilin Gjiknuri tha se janë në gjyq bashkë.

Çështjen e hapi si shembull Gjiknuri duke përmendur bypass-in e Shkodrës për të cilin tha se në atë kohë ka qenë ministër i Infrastrukturës dhe projekti u mbyll pasi Bashkia e Shkodrës nuk bashkëpunonte me qeverinë.

Gjiknuri: “Unë kam qenë ministër vetë,  ministër i Infrastrukturës me bypass-in e Shkodrës, kam heq keq me ish kryetarin e bashkisë atëherë, nuk donte…  më ngrinte njerëzit, i thosha duhet ta përfundojmë…  jo thoshte bllokim, ngeli projekti, sepse Bashkia e Shkodrës nuk bashkëpunonte me qeverinë.”

Shehaj: “Meqë përmendi Unazën e  Shkodrës dhe shqiptarëve  u vjen ndërmend Unaza e Madhe e Tiranës dhe arsyet se pse u bllokua, se për atë jemi të gjithë në dijeni, se si u krijua një kompani offshore për të vjedhur, se si u kapën paratë, se si doli që kjo kompani offshore po merrte paratë nga Unaza e Madhe që varej nga Gjiknuri kur ishte ministër, kishte marrë para dhe nga OS-ja një institucion tjetër në varësi të Gjiknurit.

Gjiknuri: “Ke dalë bllof këtu, je në gjyq me mu për këto gjëra.”

Shehaj: Kështu që Gjiknuri ose le të themi institucionet në varësi të Gjiknurit kishin gabuar dy herë. Në një rast të Unazës së Madhe akoma nuk kishin kaluar paratë, në rastin e OS-së kishin kaluar dhe paratë dhe habia më e madhe në këtë vend është që “mashtrusët” që kishin gënjyer dhe  mashtruar Gjiknurin, dhe këtë nuk e them unë por Zëri i Amerikës, kthyen dhe paratë kur plasi. I këshilloj Gjiknurit mos i përmendë më Unazat.”

Gjiknuri: “Kemi ardhur për një temë tjetër, me atë temë ke dalë bllof. E ke thënë disa herë të kam çuar në gjykatë, ik shko përballu në gjykatë ma provo.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA