Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka ironizuar mbrëmjen e sotme në Top Story Partinë Demokratike duke thënë se është vetëshkatërruar dhe se PS-ja nuk ka investuar për ta çuar atë në këtl gjendje.
Ai tha se kundërshtari ëshë i shkatërruar dhe se i ka dhënë shansin individëve që nuk pëlqehen as nga vetë opozita.
“Vetëshkatërrimi i Partisë së opozitës nuk erdhi për shkaqe të mazhorancës se nuk ishte zgjedhja e mazhorancës për gabime strategjike politike që bënë këta që e kam thënë që kanë pasoja afatgjatë. Nuk ishte gabimi i mazhorancës që këta vetëpastruan partinë e tyre në mënyrë që iu dha shansi një individi pa lidhje me politikën që revoltoi mijëra demokratë dhe kështu filloi djerrja e PD-së. Unë e shikoj kundërshtarin tim të shkatërruar brenda vetes së tij dhe në fund të fundit nuk është aji ynë që opozita nuk është një alternativë.”– tha Gjiknuri.
Top Channel