Në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi tentuan të futeshin kapsolla plasëse me furgonin e tifozëve, për këtë arsye nën hetim është drejtuesi i automjetit.
Policia ka sekuestruar një sasi me kapsolla plasëse, ndërsa materialet kanë kaluar në Prokurori lirë, për shtetasin A. M., banues në Tiranë.
“Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse)”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel