Finalja e shumëpritur për Big Brotherin më të komentuar të të gjitha kohërave, sonte në Top Channel në orën 21:00 premton t’ju mbërthejë para ekranit.

Një finale për të mos u humbur ku nuk do të mungojnë surprizat, takime emocionale për të 4 finalistet, do të nisim me një show surprize nga të gjithë ish banorët dhe do të kemi edhe dasmën e Luizit dhe Kiarës. Ku do të martohet çifti më i komentuar imomentit?

Po për Deamishel, Efin dhe Kristin çfarë ka rezervuar produksioni?

Tashmë është bërë me dije që finalja nga fansat e zjarrtë do të mund të ndiqej live. Kurioziteti deri tani është shumë i madh. Po ashtu është bërë me dije që një video hapëse me të gjithë banorët në formën e një parodie do të çelë natën e sotme.

Produksioni premton që ka për të qenë një natë magjike e paharrueshme, jo vetëm për 4 finalistët por për të gjithë shikuesit.

Që nga mbrëmja e 24 dhjetorit të vitit të shkuar, banorët dhe shikuesit po numërojnë orët e fundit të finalistëve në shtëpinë më të famshme, dritat e së cilës do të fiken një e nga një nga fituesi i këtij edicioni të dytë të Big Brother Albania Vip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA