Mes shumë emocionesh teksa pritet finalja e madhe e programit më të ndjekur në të gjithë Shqipërinë Big Brother VIP, producentja Sara Hoxha në një lidhje live me Edicionin e Lajmeve, ka treguar se çfarë pritet të ndodhë.

Ajo tregoi se për të gjithë finalistët do të ketë surpriza të cilat do të dhurojnë shumë emocione, ndërsa në lidhje me dasmën që të gjithë shqiptarët po presin sonte, Hoxha siguroi që do të mbajë shqiptarët të mbërthyer pas ekranit.

Sara Hoxha u shpreh se rrugëtimi i këtij spektakli ka kaluar të gjithë pritshmëritë me dinamikat dhe situatat e krijuara nga banorët ndërsa pak më herët ajo deklaroi se Big Brother VIP3 do të jetë së shpejti.

“Sot presim finalizimin e një rrugëtimi që ka qenë po aq i gjatë sa sot na duket shumë i shkurtër, dhe kurorëzimin e fituesit. Mbi të gjitha presim spektakël siç vetëm Top Channel di ta bëjë.

Sot do të kenë surpriza domethënëse të katërt, do të takojnë njerëzit e zemrës që kanë 133 ditë që nuk i shohin dhe  besoj do të jetë shumë emocionuese për të katërt.

Shumë detaje nuk mund të jap për dasmën por di të them që publiku shqiptar e do dashurinë, dasmat e bukura mezi presim të shohim vazhdimësinë e lidhjes së tyre dhe të kërcejmë pak me dasmë.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, ky program ka kaluar pritshmëritë tona për audiencën shikueshmërinë komentet, ka qenë po aq sfidues për ti dhënë publikut program, kontent, gjëra ekskluzive dhe mbi të gjitha për t’i mbajtur të mbërthyer pas ekranit. Një gjë që ka treguar ky program e ky sezon është që publiku i Top Channel e vlerëson një program të mirë, e ndjek nga fillimi në fund dhe është më besnik se kurrë.”- u shpreh producentja Sara Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA