“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre Të dyshuar për një seri vjedhjesh me dhunë në Durrës, policia e Durrësit prangos njërin dhe shpall në kërkim grabitësin tjetër.
Tre raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale në Durrës janë zbardhur nga shërbimet e komisariatit të policisë Durrës, në bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e sendeve personale.
Policia vendore organizoi operacionin policor të koduar “Seriali”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Petrit Cërriku, 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Miklovan Hasani, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.
Vijon puna, nën drejtimin e prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel