Gjykata e Shkodrës la në burg 34- vjeçarin Lekë Vuksani, i cili vrau qiradhënësin e tij Petrit Vuksani, më 2 maj në lagjen “Skënderbeg”.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë 34-vjeçari nuk ka folur, ndërsa ka preferuar të flasë vetëm avokati.

Avokati mbrojtës i tij, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Lekë Vuksani vrau me armë zjarri, Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare. PasI kreu krimin, ai u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov.

34 vjeçari ka qëndruar gjatë arratisë i fshehur pak metra larg banesës. Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA