‘Bashkëshorti im kreu ndërhyrjen gastrike për të rënë në peshë, por vdiq pas disa ditësh’, thotë britanikja (fotot)

06/05/2023 18:13

Phillip Morris vdiq në spital më 10 dhjetor 2021, katër ditë pasi kreu operacionin e njohur si ‘mënga gastrike’ për të reduktuar ushqimin dhe rënë në peshë, duke lënë të shtangur bashkëshorten Dana dhe djalin e tyre Orson.

48 vjeçari Phillip Morris kreu operacionin në spitalin St Anthony’s Hospital në Surrey në juglindje të Britanisë, por tragjikisht vdiq disa ditë më vonë.

Ai vuante prej kohësh nga mbipesha dhe ishte diagnostikuar me diabet që kur ishte në shkollën e dramës, shkruan rrjeti Wales Online.

Pasi u vendos në regjim insuline për 20 vjet, Morris iu tha nga doktorët se diabeti i tij ishte bërë rezistent ndaj insulinës dhe po vijonte të shtonte në peshë, thotë bashkëshortja e tij Dana.

Prandaj ata i këshilluan operacionin për reduktimin e oreksit, teksa ai po niste programin e doktoraturës në Universitetin East Anglia.

Dana thotë se ai zgjodhi të kryente operacionin në një klinikë private prej listave të pritjes në sistemin shtetëror shëndetësor.

Por pas operacionit ai nuk arrinte të fliste e të merrte frymë dhe rrjedhimisht vdiq katër ditë.

Dana thotë: “Phil ishte njeri që nuk fliste kurrë për veten – ai përpiqej të promovonte punë e të tjerëve, të shkrimtarëve e studentëve, por për fat të keq vdiq pa iu njohur kjo meritë”.

Çifti ishin njohur Morris ishte 19 vjeç e Dana ishte 18, pasi mbaruan shkollën e mesme në SHBA.

Ata u martuan dhe u vendosën në Newport të Britanisë, ku lindi djali i tyre Orson – të cilin e quajtën sipas aktorit amerikan Orson Wells.

“Ai ishte një baba shumë i mirë për djalin tonë Orson, ishte shumë modest. Ishte një shkrimtar i madh, një baba i mrekullueshëm dhe një frymëzim për të gjithë që e njihnin”, thotë Dana.

FOTO GALERI
1/5
Phillip Morris vdiq në spital më 10 dhjetor 2021, katër ditë pasi kreu operacionin e njohur si ‘mënga gastrike’ për të reduktuar ushqimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA