Vidhte çantat e dorës dhe orendi shtëpiake, arrestohet 36-vjeçari në Korçë

05/05/2023 14:11
Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar në Korçë, i cili akuzohet për kryerjen e disa vjedhjeve.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari E. F., i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ditën e djeshme me ndihmën e një personi tjetër ai i grabiti me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje dhe u larguan me shpejtësi.

Gjithashtu, nga veprimet e hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, më 22 prill  të vitit të shkuar ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më 28 prill në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tij, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel