U aksidentua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë! Pranga edhe dy të tjerëve

05/05/2023 13:26
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë. I arrestuar është shtetasi me inicialet R.O.

Po në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 63 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në lagjen “28 Nëntori”, u përfshi në një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale.

Sakaq, në Himarë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 33 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë njoftim të rremë, në sallën operative të këtij komisariati.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel