
E ftuar në “Wake Up” ka qenë Mikela dhe Gerti, të cilët kanë komentuar finalistët, para finales së shumëpritur të “Big Brother”.
Mikela gjithashtu ka përmendur edhe situatën mes Luizit dhe Efit, ku nuk kanë munguar as tonet e ashpra me njëri-tjetrin. Sipas saj, situata mes tyre u keqkuptua sepse Efi nuk ka sharë as Kiarën as Luizin dhe se pas finales, mendo që ata do e vazhdojnë miqësinë.
Enxhi Nasufi: Mendon që do kenë miqësi jashtë? Efi i ka thënë t’i do e kuptosh situatën jashtë dhe do ta kuptosh që jam e vërtetë dhe do kërkosh falje për këtë gjë.
Mikela: Po patjetër, ajo situatë ka qenë një keqkuptim. Efi nuk ka sharë as Kiarën, as Luizin. Thjesht u pa një video shumë e shkurtër nga 5 videot komplet që ishte ‘story’ i Efit dhe normalisht janë keqkuptuar.
Enxhi Nasufi: Kanë folur me tone të ashpra me njëri-tjetrin.
Mikela: Po se gjërat transformohen në ekran. Një gjë që ti mund ta thuash nuk e merr në atë kuptim, e merr për keq
Top Channel