Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, gjykata në Francë lë në paraburgim Ermal Beqirajn: Mund të shkoja dhe në Dubai, por…
Një operacion antikanabis i ndërmarrë nga Policia e Lezhës me drone në terren ka zbuluar një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga të dhënat praraprake bëhet me dije se kanabisi ishte mbjellë në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit.
Si rezultat i kontrolleve, policia mundi të gjente rreth 270 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel