Inceneratori i Elbasanit/ Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Kokën, Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

05/05/2023 16:52

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të nëntë të pandehurve për inceneratorin e Elbasanit.

Kjo do të thotë se në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata do të përfitojne ulje të denimit me një të tretën.

Vetëm Etleva Kondi që kërkon gjykim të zakonshëm, do të gjykohet me këtë procedurë dhe çështja e saj u veçua.

Këtë të premte, Gjykata caktoi datën 18 maj, në orën nëntë, për të shpallur pretencën për të pandehurit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm në sallë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Avokati i Kokës kërkoi që dosjet për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit të bashkoheshin në një të vetme, kërkesë që u hodh poshtë nga gjykata.

Për inceneratorin e Elbasanit janë në akuzë 10 ish-zyrtarë dhe dy kompani, me dyshimet për korrupsion aktiv, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Midis të akuzuarve, të dorëzuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili në fakt nuk është i akuzuar vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por edhe për inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, nën hetim është ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako, së bashku me nëpunës dhe anëtarë të KVO-së, të cilët kanë firmosu sa i takon dhënies me koncesion për inceneratorin e Elbasanit.përfaqësuar nga avokatët e tyre në sallë.

Top Channel