Gjykata e Elbasanit lë në burg Mikail Zorin, rrëzohet kërkesa e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë

05/05/2023 14:36

Gjykata rrëzoi kërkesën e Mikail Zorin për ndryshim të masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.

Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësim kërkese që u rrëzua nga gjykata.

Gjykata vendosi të lërë në burg Mikail Zorin,  shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh.

Top Channel