Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, 30-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

05/05/2023 12:53
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku shoferi 30-vjeçar me makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

D.K. banues në fshatin Nartë të Gramshit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Informacion paraprak

Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel