Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, aë aksin Milot-Rreshen, pranë urës së Zogut.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat.

Top Channel