Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë dy të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Bilisht-Kapshticë.

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka marrë dëmtime në trup.

I lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit me targa AB007DC, A.Ç., 60 vjeç, dhe pasagjeri 23 vjeç, të cilët po transportohen drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.

Nga informacionet bëhet me dije se është janë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë.

“Sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”- njofton policia.

Top Channel