Kryebashkiaku Veliaj, teksa ka qenë pjesë e “Top Story” mbrëmjen e sotme, ka komentuar edhe për kundërshtarin e tij politik Belind Këlliçin, për të cilin tha se është kukull e drejtuesve të tij.
Ai tha se Këlliçi as nuk ka informacion për kryeqytetin dhe siguroi që ai vetë do jetë pranë çdo qytetari që ka nevojë.
“Kam zotin dëshmitar që nuk kemi bërë asnjë gabim. Kemi problem me një djalë që nuk kupton kur ka mbaruar gjykimi e reforma administrative. Janë njerëz që nuk kanë dijeni se për çfarë po garojnë. Unë jam të debatoj me Xhepeton jo me Pinokun. Në momentin që është kukulla e dikujt nuk e di ku i ka kufijtë Tirana dhe ku janë gjyqet e Tiranës. Është një gjyq i monitoruar, gjykata ka parë të gjitha filmimet, bashkia e Tiranës ishte shumë bashkëpunuese dhe u arrit në përfundimin që krimi kishte ndodhur jashtë dhe arma ishte hedhur. Ky është një qytet me 1 mln banorë që ka edhe 1 mln problematika. Kam thënë do të mbaj një distancë sterile e kam lënë të gjitha porositë që për çdo shqetësim të çdo famileje bashkia e Tiranës të ndihmojë. Të bëj unë show politik e të shfrytëzoj raste të tilla nuk kam për ta bërë kurrë dhe nuk e bëj.”- tha Veliaj.
Top Channel