Dy vjet pas ngrirjes së pasurive të Arben Isufaj njohur ndryshe si Ben Qimja, Gjykata e Posaçme vendosi te kaloje në favor te shtetit 11 pasuri që zotëroheshin prej tij dhe të afërmve.
6 nga astetet e konfiskuara janë automjete të Isufaj, si dhe të shtetasve të bashkëlidhur si Ymer Isufaj dhe Agim Cako. Të tjerat janë troje në zonën ku Ben Qimja jeton, shoqëri tregtare dhe 33 përqind aksione si Akili Alb.
Për dy pasuri midis tyre një shoqëri ndaj të cilave u kërkua e njëjta gjë, gjykata refuzoi.
Këtu në gjykatën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar kërkesa e SPAK u pranua pjesërisht dhe jo për të gjitha pasuritë e pretenduara, se duheshin vendosur për konfiskim
Gjatë përpjekjeve për vetëdeklarim të pasurive nga individë të dënuar ndër vite, skuadra e OFL trokiti edhe në derën e Ben Qimes në Fier, një emër i njohur për drejtësinë. Emri i tij më tej u dorëzua në SPAK.
Gati dy vite më parë Prokuroria e Posaçme, vendosi në hetim pasuror jo vetëm Arben Isufin por edhe persona të bashkëlidhur me të të rrethit më të ngushtë familjar ku nuk u përjashtua as shoferi personal.
Megjithatë gjatë hetimeve bazuar në ligjin antimafia, SPAK nuk konfirmoi informacionet për pasuri të tjera të përfolura si të Ben Qimes , të tilla si 50 dyqanet apo zotërimi i një shoqërie të lidhur me tenderat.
Top Channel