Gazetari Bledi Koka, i ka dhënë ditën e sotme në “Top Talk”, një tjetër shpjegim posterit të fushatës zgjedhore të PS-së, ku shpjegoi se koncepti është ndryshe nga ai që përcillet .
Ai tha se në poster duket qartë përçarja në PS, pasi Veliaj është pozicionuar në pjesën ku shkruhet “vetëm përpara” ndërsa Rama, Berisha, Meta e Këlliçi janë te pjesa “mbrapa”.
Sipas tij kjo shpjegon qartë që brenda PS-së ka një përçarje mes Veliajt dhe Ramës.
Koka: Posterat e publikuara na Partia Socialiste në Tiranë kanë ngjallur debat shumë interesant sepse po ta shikoni gjeografinë e vendosjes së pozicioneve, Veliaj është në pjesën përpara ndërsa Rama është në pjesën “asnjëherë mbrapa”. Kam përshtypjen se brenda PS-së ka një keqpërceptim për mënyrën se si janë vendosur. Këtë le ta zgjidhin rilindja brenda vetes por mendoj që më shumë se sa një shqetësim i papritur nga KQZ-në për posterat se s’ka as kuptim në fund të fundit në të gjithë botën posterat janë më se të njohura. Nuk e di ku është problemi që ka konstatuar KQZ-ja, përveç faktit që e di fare mirë që brenda PS-së është shumë e çuditshme që këto postera po ngrenë debat rreth asaj që ne kemi diskutuar shpeshherë konfliktit brenda PS-së ku duket fare qartë që e ardhmja është Veliaj dhe e shkuara është Rama. PS-ja ka bërë një gabim teknik në mënyrën se si e ka drejtuar politikën e posterave gjatë fushtës, ky lloj posteri ka krijuar probleme përceptimi brenda PS-së dhe i ka hedhur benzinë zjarrit që ka një konflikt mes Ramës dhe Veliajt. Përceptimi u ngrit se PS-ja duke mos pasur një kandidat konkret u vendos fytyra e Ramës, mendoj se nuk kanë pasur një kandidat konkret.
Top Channel