Fotolajm/ Jeta nën tokë në Kiev, ndërsa bien sirenat e sulmit ajror

03/05/2023 20:48

Një alarm për sulm ajror u shkaktua në Kiev më herët sot, duke detyruar shumë njerëz të gjejnë strehim në stacionet e metrosë së qytetit.

Paralajmërimi i Ukrainës për një kërcënim raketor nga Rusia erdhi menjëherë pasi Moska akuzoi Kievin se qëndron pas një sulmi të supozuar ndaj Kremlinit gjatë natës. Për banorët në kryeqytetin e Ukrainës, sirenat e sulmit ajror janë një tingull i njohur.

Ata që gjetën strehë prisnin me durim nën tokë që të hiqej kërcënimi – me një mësues që madje zhvillonte një mësim të gjuhës së huaj për studentët.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA